0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Canikli: Pas referendumit është e hapur rruga e Turqisë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Nurettin Canikli në përgjigje të gazetarëve në Londër tha se pas referendumit mbi ndryshimet kushtetuese të 16 prillit Turqisë i është hapur rruga.

Zëvendëskryeministri Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) realizoi kontakte në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Xhanikli iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, me të cilët ndau informacione të rëndësishme mbi ekonominë turke.

Xhanikli tha se pas miratimit nga populli të ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe sistemin e qeverisë presidenciale, me referendumin që u mbajt në Turqi më 16 prill, iu hap rruga edhe ekonomisë, edhe Turqisë, kurse atmosfera pozitive është reflektuar në të gjitha fushat.

Duke vënë në dukje se vlerësimet e agjencive ndërkombëtare të klasifikimit të kredive nuk janë racionale, zv/kryeministri Xhanikli tha:

“Nëse ata do ti kishin marrë vendimet në një mënyrë racionale, ata duhet të rishikonin vendimet për uljen e notës (së Turqisë) pas daljes në dritë të performancës së rritjes së ekonomisë turke në vitin 2016, por ata nuk e bënë këtë.”

Xhanikli theksoi se të dhënat e fundit të inflacionit janë në përputhje me pritjet, ndërsa nënvizoi nevojën e uljes së normave të interesit.

Duke theksuar se efekti i normave të interesit në inflacion është gjithmonë i dukshëm, Xhanikli tha se ulja e normës së interesit do të jetë një nga prioritetet e qeverisë në muajt e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit