Gjysmëhëna e Kuqe turke ka firmosur një protokoll me OJQ-në katarase “AFIF Charity” për ndërtimin në Idlib të Sirisë të një mijë banesave të përhershme për sirianët e dëbuar nga regjimi i Esadit.
Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë do të ndërtojë një mijë banesa të qëndrueshme në qytetin Idlib të Sirisë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Gjysmëhëna e Kuqe turke për ndërtimin e 1 000 banesave, të cilat do të bëhen për sirianët që mundohen të mbijetojnë në zonat rurale të Idlibit në Siri dhe që janë detyruar nga forcat e regjimit të marrin rrugët e migrimit, është firmosur protokolli me OJQ-në katarase “AFIF Charity”.
Në bazë të kontratës “AFIF Charity” do të transferojë tek Gjysmëhëna e Kuqe turke një fond me vlerë 4 milionë e 500 mijë dollarë.
Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe turke (Kızılay) Dr. Kerem Kënëk (Kerem Kınık) tha se synojnë që projektin ta përfundojnë brenda 6 muajve. Krahas banesave projekti përfshin edhe ndërtimin e shkollës, ambulancës, xhamisë dhe objekteve të tjera sociale.
