1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Calhanoglu: Kur e pashë Qabenë s’munda t’i përmbaja lotët

Më të lexuarat

Hakan Calhanoglu, lojtarë i Bayer Leverkusenit e ka shfrytëzuar pushimin dimërorë për të vizituar Qabenë në Mekë.

Njëri nga lojtarët më të njohur në Gjermani dhe Evropë ka mbetur i fascinuar me vizitën e vendeve të shenjta, ndërsa emocionet dhe ndjenjat e tij i ka ndarë edhe në Instagram.

“Shpresoj që të gjithë juve t’ju mundësohet ta vizitoni Qabenë. Dua që të gjithë ju t’i përjetoni ndjenjat që përjetova unë. Kur e pashë Qabenë nuk mund t’i përmbaja lotët, shkruan Calhanoglu.

Lojtari turk para disa javësh mahniti publikun kur u gjuajt me një kafshatë buke, ndërsa ai mori kafshatën e bukës e puthi dhe e largoi nga stadiumi.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit