-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çaji i gjelbër për kujtesë dhe mësim më të mirë

Më të lexuarat

Shkencëtarët kinezë kanë konstatuar që përbërësit e çajit të gjelbër nuk i kontribuojnë vetëm shëndetit të zemrës, por edhe të trurit.

Ata kanë zbuluar që kompozimi kimik i çajit të gjelbër – ECGC përmirëson shëndetin dhe aftësinë e të mësuarit.

Hulumtimi është kryer në minjtë laboratorikë, të cilët i kanë ndarë në dy grupe. Njërit grup të minjve për tri ditë u kanë dhënë të konsumojnë ECGC përmes çajit të gjelbër, ndërsa grupit tjetër jo. Pas kësaj për shtatë ditë i kanë trajnuar të gjejnë platformën e fshehur në labirint.

Madje pas vetëm 3 ditësh kanë vënë re ndryshime të dukshme në sjellje, transmeton Koha.net. Minjtë, të cilët kanë konsumuar çaj të gjelbër shumë më shpejt janë trajnuar për të gjetur platformën e fshehur në labirint.

“Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që çaji i gjelbër mund të parandalojë krijimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por tani ka dëshmi të cilat sugjerojnë që vepron në mënyrë efikase edhe në tru”, transmeton Daily Mail deklaratën e prof. Yun Bai.

Ekipi shkencor ka konstatuar që EGCG mund të përmirësojë funksionet kognitive dhe të parandalojë plakjen e parakohshme të qelizave nervore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit