0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ç’ do të thotë të jesh mesatar në fe?

Më të lexuarat

Pyetje: Ç’ do të thotë të jesh mesatar në fe?
Përgjigje: Mesatar në fe d.m.th, që njeriu të mos e teprojë në fe, në atë mënyrë që i kalon kufijtë e Allahut, të Madhëruar, si dhe nga ana tjetër të mos mangesojë nga ajo që ka caktuar Allahu, i Lartësuar.

Të jesh mesatar në fe d.m.th, të kapesh fortë pas sunnetit të Profetit, alejhi selam, teprimi është ta kalosh sunnetin e mangësia është të mos e praktikosh atë.

Shembull për këtë: një njeri thotë: unë do të falem tërë natën dhe nuk do të fle asnjëherë sepse namazi është ibadeti (adhurimi) më i mirë, kështu që dua ta gjallëroj natën me namaz.
Për këtë themi: Ky e ka tepruar në fe dhe nuk e ka qëlluar aspak.

Rast si ky ka ndodhur edhe në kohën e Profetit, alejhi selam, kur njëherë u mblodhën disa dhe thanë: “Unë do të falem tërë natën”, tjetri: “Unë do të agjëroj çdo ditë”, dhe i treti: “Unë nuk do të martohem.”

Kur i arrit ky lajm Muhamedit, alejhi selam, ai tha: “Ç’është kështu me këta njerëz që thanë kështu e kështu? Unë agjëroj dhe ha, falem natën dhe fle, si dhe martohem, e ai që largohet nga suneti im, ai nuk është prej meje (prej grupit tim)”.

Ata njerëz pra, e tepruan në fe dhe Profeti, alejhi selam, i denoncoi ata, sepse u larguan nga sunneti i tij, në sunetin e të cilit ka agjërim dhe ngënie, namaz nate dhe gjumë si dhe martesë.
E sa i përket mangësisë, ajo është kur njeriu thotë: “Unë nuk kam nevojë për gjëra vullnetare, unë bëj vetëm farzet”, madje ndoshta mangëson edhe në farze. Ky pra, është i mangët në fe.
Ndërsa mesatar është ai që mundohet të ecë nëpër rrugën, të cilën ka ecur Profeti, alejhi selam, dhe Halifët e drejtë.

Shembull tjetër: Para tre njerëzve është një njeri tjetër mëkatar, njëri prej tyre thotë: “Unë këtij nuk i jap selam, largohem nga ai dhe nuk i flas”; tjetri thotë: “Unë e shoqëroj këtë mëkatar, i jap selam, i buzëqesh, e thërras në gosti dhe më thërret dhe për mua ai është si çdo njeri”; e i treti thotë: “Këtë mëkatar e urrej për mëkatet që bën dhe e dua për besimin që ka, nuk largohem prej tij përveçse kur shoh se largimi im prej tij do të ketë ndikim në përmirësimin e tij, e nëse largimi im nuk e ka atë dobi, por përkundrazi, bëhem shkak që ai të fundoset edhe më tepër në mëkate, atëherë nuk largohem nga ai.”

Themi: i pari është ekstrem dhe e ka tepruar, i dyti është ekstrem në tolerim, ndërsa i treti është mesatar.

Kështu është në të gjitha ibadetet adhurimet dhe marrëdhëniet me njerëzit. Njerëzit pra, janë në tre grupe: ata që e teprojnë, që e mangësojnë dhe janë mesatarë.

Libri “Kushtet e Fesë”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit