-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Byrek me domate dhe salmon

Më të lexuarat

Për 4-5 persona:

200 gr brum, 500 gr domate te prera, 120 gr salmon me vaj, një tuf majdanozi, pak kripë.

Përgatitja:
Lajini domatet dhe pritni ne feta për së gjati, duke hequr pjeset e panevojshme. Kriposni lehtë dhe vendosni në një kullesë për të humbur ujin. Hapni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordure prej 1,5 cm. Ttransferojeni në furrë të nxehur më pare me temperature 220 gradë dhe lereni vetem për 10 minuta. Ulni temperaturen në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mire dhe domatet te jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetat e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletet e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni./pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit