Pak orë përpara se të zbrisnin në fushën e Seaview në Irlandën e Veriut për takimin e kthimit me Crusaders, Skënderbeu mësoi edhe emrin e pengesës së rradhës në rrugën europiane.
Do të jenë moldavët e Milsami Orhanei kundërshtarët e kampionëve të Shqipërisë në turin e tretë të paraeleminatoreve të Champions League.
Skuadra moldave fitoi 2-1 edhe takimin e dytë në shtëpi përballë bullgarëve të Ludogoretz Razgrad duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 pasi kishte fituar 1-0 edhe në Ludogoretz Arena një javë më parë.
Në këtë mënyrë është plotësuar edhe dëshira e bërë puiblike nga trajneri i Skënderbeut Mirel Josa i cili edhe pse kërkoi t’i evitonte me çdo kusht komentet për kundërshtarët e rradhës në raundin e tretë duke u fokusuar vetëm te përballja e kthimit me Crusaders e pranoi se preferonte Milsamin, për vetë faktin se Ludogoretz Razgrad ka luajtur vitin e kaluar në fazën e grupeve të Champions League ku ishte në të njëjtin grup me Realin e Madridit, Liverpulin dhe Bazelin.
Gjithsesi edhe pse një kundërshtar më i pranueshëm në pamje të parë duhet kujtuar se Milsami është surpriza e madhe e raundit të dytë të paraeleminatorev të Champions me elminimin që ju bëri bullgarëve dhe do të jetë padyshim një rival tejet i fortë për Skënderbeun.
Milsami është skuadra e qytetit moldav Orhei që gjendet 40 km larg kryeqytetit Kishinjev dhe dy sezone më parë shkoi deri në raundin e tretë të paraeleminatioreve të Europa League.
Skuadra vlerësohet në total nga transfermarkt.de me 2.96 milionë euro dhe përbehet në shumicën absolute me futbollistë nga Moldavia. /SS