8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Burri i Arbana Xharrës paralajmëron padi për deputetin Fisnik Ismaili

Më të lexuarat

azetari Andin Lokaj ka paralajmëruar padi ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismailit, njofton Klan Kosova.

Ismaili mbrëmë në një postim iu ka drejtuar Arbana Xharrës me fjalët “viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”.

Për këtë deklaratë ka reaguar burri i saj Lokaj ku edhe ka paralajmëruar padi për shpifje.

Më poshtë shkrimi i plotë:

I nderum Fisnik Ismaili, po të drejtohem me këtë status publik për herë të parë ty, e pas shumë muajsh po i rikthehem Facebook-ut me që më kishe bërë një akuzë të rëndë publike, me shpresë që nëse ka shtet në këtë vend rend e ligj, ti intervistohesh fillimisht nga policia për njohurite që paske se kush e ka rrahur Arbanën e më pas të përballesh me pasojat ligjore nga padia që do të bëhet sot për shpifje dhe njollosje ndaj meje. Siç e dini, së pari ti deputet Ismaili, e më pas të gjithë ju që ndani hapësiren e opinionin publik në Kosovë, une nuk kam reaguar asnjëherë publikisht pas gjithë asaj fortune me sharje e fyerje që u përballë gruaja ime me vendimin që mori për të iu bashkuar PDK-së. Nuk jam marrë me ty asnjëherë, as nuk te kam share e as fyer, pas gjithë atyre fyerjeve që i ke bërë në vazhdimësi nje gruaje, që thjesht mori vendim të futet ne politikë pa i bërë keq askujt. Nuk kam shkruar as nje fjalë e asnjë rresht as në rrjete sociale e as ne tavolinë mes miqve për gjuhen tëndë aq të ulët e denigruese. Sepse ti përmes Arbanës më ke fyer edhe mua edhe familjen time, por më së shumti ke fyer vetën tënde.

Nuk kam reaguar sepse deshprimin nga ti që përfaqëson fatkeqësisht jo pa votues, nuk e largoj e as nuk e zgjidhi me statuse komente e shkrime nëpër rrjete sociale. Sulmi ndaj Arbanës ka qenë tronditja më e rëndë që ka marrë familja jonë e aq më tepër pamundesia që të jam afër saj ne ato momente të rënda dhe në rrezik për jetën e saj. Edhe më e rëndë ka qenë kur fëmijet e kanë parë nënën e tyre në atë gjendje. E kishim nënvlerësuar rrezikun edhe pse na u vizatuan kryqa me ngjyrë të kuqe pak javë para sulmit në derë të shtëpisë. Nuk më kishte shkuar mendja asnjëherë e aq më pak nga një bashkëqytetar, pavarësisht orjentimit politik, që është në gjendje të më bëjë një akuzë si kjo. Po shkruaj sot jo për ty, por gjithë atyre votuesve të tu, që sigurisht ka mijëra prej tyre që më kanë percjellur edhe mua për kaq shumë vite në komentimet dhe paraqitjet e mija publike gjithmonë larg politikës. Fisnik Ismaili ne ndajmë shumë miq të përbashkët sepse jemi rritë të dytë në Prishtinë, e po dua të besoj që kemi nga ata shokë që sot ndihen të turpëruar për fjalet tuaja që deri ku kanë degjeneruar e çfarë je në gjendje të bësh. Unë ftoj policinë që të intervistojnë për njohuritë që paske se kush e ka sulmuar fizikisht Arbanën, sepse më shumë se ti, une e familja ime, duam që kjo të zbulohet. E në organet e drejtësisë sot do të deponoj padinë me të cilën ti do të përballesh për shpifje e akuza të rrejshme!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit