6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

BURRAT E DHEUT,
Kush ishin ata?

Më të lexuarat

OH MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI
KUSH TE KA QIT ME KRYE NE HI
TI KE PAS KENE NJE ZONJE E RANDE
BURRAT E DHEUT TE THIRRSHIN NANE

Pashko Vasa

Në kohën kur Pashko Vasa ka jetuar pra ndërmjet viteve 1827 deri në 1892, vendi i Shqipeve njihej si një krahinë e rëndësishme në Perandorinë Osmane. Krahinë kjo që kish prodhuar shumë liderë me famë botërore dhe që mbanin skeptrin e pushtetit në shumë rajonë kudo në territorin miliona KM katror të Perandorisë Osmane.
Vetë Pashko Vasa në këtë kohë ishte njëri prej këtyre “Burrave të Dheut” kishte provuar gradat më të larta të karrierës Politike. Duke u bërë një Guvernator i një krahine të madhe sic është Libani. Në atë kohë ai ishte personi që Francezët i përuleshin kur donin të negocionin për interesat e tyre në Liban.
Gjithashtu si ky Burrë i Dheut, ishte edhe AbduRrahman Pasha i Budapestit, me origjinë nga zona e Peqinit. Mbretëritë europiane e luftuan të gjitha së bashku dhe ai i dërrmoi të gjitha së bashku në betejat osmane në Hungari. E prej asaj kohe fjala e tij ishte ligj për shumë mbretëri europiane.
Burrë tjetër të dheut kemi edhe Ibrahim Pargaliun, të cilët ambasadorët europianë i puthnin cepin e pelerinës.
Burra të dheut kemi edhe politikanët qyprillinj, që udhëhoqën Perandorinë Osamen për dy shekuj me rradhë.
Kemi patur edhe Muhamed Aliun e Egjiptit, por këtë është më mirë që të mos krenohemi. Pasi Enver Hoxha do të ishte shumë i paqtë, nga kjo që ky diktatör i ka bërë popullatës vendase në Egjipt dhe Sudan. Ama gjithsesi edhe ky këtij vendi i thoshte Nanë.
Burrat e Dheut për të cilët po flet Pashko Vasa, e që i thoshin Nanë Shqiptarisë, gjurmët e tyre do ti gjejmë deri në Jemenin e largët. Do ti gjejmë në Algjeri me vëllezërit Barbarosa.
Do ti gjejmë deri në Turkmenistan e nga veriu do ti gjejmë në Krimenë e detit të Zi, e deri në Poloninë e detit Baltik.
Ne e kemi mësuar përmendësh Poezinë e Pashko Vasës, por na e kanë keqinterpretuar. Ata nuk na treguan asnjëherë, kush ishin këta burrat e dheut që kishte për qëllim PASHKO VASA në poezinë e tij.

Përgatiti: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit