Autoriteti Palestinez, ai që këto kohë është shfaqur si aleat i Izraelit në Bregun Perëndimor
Autoriteti Palestinez është i gatshëm të “marrë plotësisht përgjegjësitë e tij” në Rripin e Gazës, tha presidenti palestinez Mahmoud Abbas, tashmë që dhe disa orë dhe starton armëpushimi aty, pas një marrëveshjeje pë ndalimin e luftës dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Ky ishte reagimi i parë i Abbas pas njoftimit të mërkurën se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
“Qeveria palestineze, nën udhëheqjen e presidentit Abbas, ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të marrë plotësisht përgjegjësitë e saj në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratën e presidencës.
Por nëse vërtet Gazën do të merrte në dorë Autoriteti Palestinez, kjo do të ishte ironia më e madhe e paqes aty.
Autoriteti Palestinez, një organizëm i “pafe”, bazuar në ideologji të majtë, është ai që gjatë kohës së luftës në Gaza, mizorive izraelite aty, godiste palestinezët në Bregun Perëndimor si të ishte aleat i ushtrisë sioniste.
Ndaj është e pagëlltitshme që njerëz që nuk kanë shkrehur një pushkë ndaj pushtuesit, të dështuar në çdo aspekt, tani fërkojnë duart për pushtet të pretenduar në Gaza.
Gjithsesi, mbetet e pasqaruar se cili do jetë autoriteti që do menaxhojë situatën aty tashmë që nis një kohë paqeje apo dhe rindërtimi. tesheshi.com/