1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Burimet: Misioni i NATO-s në Afganistan ka mbaruar

Më të lexuarat

NATO ka përfunduar misionin e saj ushtarak në Afganistan pas gati dy dekadash, ka mësuar agjencia gjermane dpa nga disa burime diplomatike dhe ushtarake.

Forcat e huaja ende në vend, SHBA dhe Turqia, pas largimit të shumicës së trupave të NATO-s, janë vetëm nën kontrollin e zinxhirëve të tyre komandues, thanë burimet.

Kjo do të thotë që misioni më i përgjakshëm ushtarak në historinë e aleancës po mbaron.

Vendimi për të mos njoftuar zyrtarisht përfundimin e misionit ushtarak lidhet me faktin se plani operativ është ende në fuqi, shpjegon dpa.

Forcat amerikane hynë në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington dhe shpejt u ndoqën nga Aleatët.

Uashingtoni atëherë nisi klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s për herë të parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit