Me burgim të përjetshëm është dënuar e akuzuara B. P nga Dibra, e cila më 26 gusht të 2018-tës kishte vrarë në shtëpinë e familjes prindërit dhe motrën e mitur.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gostivar. Njëri nga të akuzuarit që e ka ndihmuar të akuzuaren është dënuar me 10 vite burg, derisa për të akuzuarin tjetër është ndryshuar vepra penale dhe pas vendimit të gjykatës, procedura për të do të vazhdojë.
Prokuroria e Gostivarit është e pakënaqur nga vendimi i gjykatës për dy të akuzuarit, të cilët e ndihmuan B.P në kryerjen e vrasjes dhe është paralajmëruar ankesë, raporton MIA, transmeton KOHA.