-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Burg të përjetshëm për prindërit monstruoz: Detyruan fëmijët të bëjnë seks me kafshë dhe i filmuan

Më të lexuarat

Opinioni publik është ende i shokuar për historinë e 48 vjeçarit Christopher Sena, nga Las Vegas (SHBA) dhe dy grave të tij, bashkëshortes aktuale, 50 vjeçarja Deborah dhe ish gruaja e tij Terrie, 43 vjeçe.
Që të tre, u vunë para togave të zeza në një proces gjyqësor nën akuza të rënda seksuale.

Christioher, Denorah dhe Terrie Sena akuzohen për abuzim seksual në kushte çnjerëzore me fëmijët e tij dhe disa fëmijë të tjerë.

Një histori që ka vazhduar për 12 vjet me radhë derisa u zbulua vitin e kaluar, e iniciuar nga babai monstër dhe ku protagoniste kanë qenë edhe dy bashkëshortet e njëpasnjëshme të Christopher.

Babai monstër u përball me 58 akuza për abuzim me fëmijët. Gruaja e parë me 27 akuza dhe e dyta me 23 akuza të njëjta, abuzim seksual me fëmijët në mënyr ëtë përsëritur.

Drejtësia amerikane ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për Deborah, Terrie dhe Christopher.

Megjithatë gjykata ka çmuar se pas dhjetë vjetësh të kryera në burg, ata mund të kërkojnë lirimin me kusht edhe pse janë dënuar me burg përjetë.

Nga hetimi që bëri policia në Las Vegas, u zbardh se për 12 vjet ata kanë abuzuar me të paktën tetë fëmijë.

Abuzimi konsistonte në vepra seksuale të turpshme mes babait, dy grave në kohë të ndryshme dhe fëmijëve të tyre por edhe fëmijë të tjerë.

Gjithashtu në këto akte monstruoze, janë përfshirë edhe qeni i shtëpisë, ku babai pervers ka detyruar fëmijët të kryejnë akte me kafshën shtëpiake.

Një pjesë të ktyre abuzimeve skandaloze, janë filmuar nga babai dhe gratë e tij dhe gjenden në arkivin e provave të prokurorisë amerikane në Las Vegas. /noa.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit