1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Burg për dy gazetarët e Reuters në Birmani që etuan vrasjen e myslimanëve Rohingia

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit në Birmani konfirmoi dënimin me shtatë vjet burg të dy gazetarëve të Reuters të cilët u shpallën fajtorë për shkelje të sekretit shtetëror. Ata hetuan vrasjen e myslimanëve Rohingia në vend nga ana e ushtrisë.
Janë dënuar dhe nga gjykata e apelit me shtatë vjet burg dy gazetarët e reuters në Birmani, të akuzuar se kanë shkelur sekretin e shtetit pasi hetuan për një masakër ndaj myslimanëve Rohingia nga ana e ushtrisë. Gjykatësi pohoi se dënimi në shkallë të parë nuk ishte i gabuar dhe është konform ligjeve në fuqi.

Reporter Wa Lone 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, u arrestuan në Jangon në dhjetor të 2017-ës dhe u burgosën sepse kishin shkelur sekretin e shtetit.

Prokurori pretendonte se dy të dënuarit kishin informacione të rezervuara për operacionet e sigurisë në shtetin e Rakinws, ku me qindra mijëra myslimanë Rohingia u arratisën gjatë një ofensive të ushtrisë. Kombet e Bashkuara e cilësuan si një spastrim etnik.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Rajonale, deklaroi se avokatët e gazetarëve nuk kishin prezantuar provat e duhur për të vërtetuar pafajësinë e tyre. Avokatët mbrojtës mund të apelojnë vendimin në gjykatën supreme të Birmanisë në një proces që mund të zgjasë gjashtë muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit