Magjsitari nga Kosova Burdushi dhe parashikimet e tij qesharake, në portalin EXPRESS është postuar lajmi goxha serioz me 06 Mars të vitit 2016 me titull “Mjeku popullor Burdushi duket se po ia qëllon shumë parashikimeve të veta.”, në lajm më tej thuhej:
Përveç që ia ka qëlluar sa herë gjërave të estradës, ai ka dhënë edhe parashikime në politikë e jetë sociale. Më saktë, parashikon gjithçka. Trazirat politike, lidhjet e ndarjet e njerëzve të famshëm…çdo gjë.
E së fundmi ai ka bërë një parashikim shumë interesant.
Në një deklaratë për ABC.al ai ka thënë se do të ketë disa lëvizje në qeveri dhe shumë shpejt vinë gjëra të mira për Kosovën, përfshirë liberalizimin e vizave.
Sidoqoftë tash jemi 4 Prill 2017 dhe qytetarët Kosovarë akoma janë pa liberalizim të vizave.