1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bullgaria në NATO, e pabindur ndaj NATO-s!

Më të lexuarat

Sofja nuk e sheh Rusinë si kërcënim për Aleancën

Bullgaria nuk e sheh nevojën për të vendosur trupa të NATO-s në territorin e saj si përgjigje ndaj akumulimit të forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, tha ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev, raporton Reuters.

Ai konfirmoi raportet se opsione të ndryshme po diskutoheshin brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke përfshirë praninë e trupave bullgare dhe rumune në Detin e Zi si pjesë e një misioni të quajtur Prezenca e Përmirësuar, në të cilin NATO tashmë po vendos trupa shtesë në shtetet baltike dhe Poloninë lindore.

“Pozicioni im është se një qasje e tillë potencialisht mund të çojë në një rritje të padëshirueshme të tensioneve në rajon”, ka postuar Janev në profilin e tij në Facebook.

Kreu i mbrojtjes bullgare vlerësoi gjithashtu se për momentin nuk ka asnjë arsye për të konsideruar dislokimin e trupave ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën e saj të ndikimit.

“Në këtë kuptim, nuk besoj se ka rrethana reale që mund të justifikojnë vendimin në lidhje me vendosjen e trupave shtesë në territorin e Bullgarisë”, ka shkruar Janev.

Ai shtoi se Bullgaria, e cila u bashkua me NATO-n në 2004, do të monitoronte nga afër situatën dhe ishte e gatshme të rriste kapacitetin e forcave të saj të armatosura si pjesë e përpjekjeve të intensifikuara të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s, nëse është e nevojshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit