1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bukuritë e xhenetit

Më të lexuarat

Nga: Mustafa Husni

Bukuritë e xhenetit

Anija e udhëtimit në botën tjetër, këtë herë ka qëndruar në brigjet e objektivit tonë, pikërisht mu para derës së xhenetit.
Profeti a.s, sa herë që i jepej rasti, u fliste muslimanëve dhe shokëve të tij rreth bukurive të xhenetit dhe kënaqësive të pafund atje.
Në një hadith Kudsij, thotë Zoti i madhëruar:”Kam pregatitur për robët e Mi, gjëra që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka imagjinuar kush.”
Sido që të përpiqeni, kurrë nuk do arrini t’i imagjinoni bukuritë dhe madhështinë e xhenetit.
Gjithë kënaqësitë dhe begatitë e kësaj bote, janë një pjesë shumë e vogël që as nuk mund të krahasohet me ato të xhenetit.
 Termi “dynja” ka kuptimin e diçkaje të pakët dhe të pavlerë.
Profeti a.s, çdo gjë të kësaj bote, e lidhte me ngjarje dhe ndodhi të botës tjetër. Gjysëm ore para se të falet namazi i drekës, Profeti a.s i këshillonte muslimanët që të mos faleshin, pasi në atë orë temperatura e zjarrit të xhehnemit arrinte kulmin. Me këtë, ai kërkonte që muslimani të jetë i lidhur me botën tjetër, t’a kujtojë atë në çdo çast, pasi vetëm kështu do arrijë t’u rezistojë tundimeve dhe joshjeve.
Sa herë që të vuash nga vapa dhe temperaturat e larta, kujto zjarrin e xhehnemit. Ndërkohë që kur të ndjesh flladin pranveror, aromën e luleve, cicërimat e zogjve etj… çoje në mëndje xhenetin me lulishtet e tij të pafund.
Thotë Zoti i madhëruar mbi temperaturën e xhenetit:”Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.” (Insan 13)
Para derës së xhenetit, të gjithë njerëzit do të fillojnë të takohen me të dashurit dhe familjarët. Ata janë në pritje të njëri-tjetrit, derisa të bashkohen përfundimisht në këtë vend. Më parë, atyre nuk u është dhënë rasti të takohen dhe të përshëndeten. Secili ka qenë i angazhuar me hallet dhe shqetësimet e veta.
Profeti a.s do të jetë duke u lutur për umetin e tij:”O Zot shpëtoji! O Zot, shpëtoji!”
Pasi të jenë grumbulluar të gjithë tek dera e xhenetit, Profeti a.s do të vijë të hapë derën.
Profeti a.s e përshkruan gjerësinë e kësaj dere, sa distanca mes Mekes dhe Basras.
Ai do të afrohet dhe do të trokasë mbi derë. Nga brenda do të dëgjohet një zë:”Kush është?”
Profeti a.s do i përgjigjet:”Unë jam Muhamedi, biri i Abdullahut.”
Zëri nga brenda do të thotë:”Jam urdhëruar që mos ia hap derën askujt, përveç teje.”
Me t’u hapur dera, të gjithë do ndjejnë aromën mahnitëse të xhenetit, do shohin bukuritë e tij, lumenjtë që rrjedhin, shtëpitë e floririt, diamante, pallate të zbukuruar me perla dhe gurë të çmuar, hyritë e xhenetit dhe melekët që u urojnë mirëseardhjen.
Të gjithë do të turren për të hyrë brenda dhe për t’i shijuar këto kënaqësi sa më parë.
Thotë Zoti i madhëruar rreth këtyre çasteve:” Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” (Zumer 73)
Me të hyrë në xhenet, ndoshta, do të ulesh të pushosh dhe të marrësh një frymë nga vuajtjet dhe paniku që ke përjetuar pak më parë. Ndoshta do të fillosh të mendosh edhe rreth atyre të cilët nuk e patën fatin t’i përjetojnë kënaqësitë e xhenetit. Kjo, për shkak se ata kanë jetuar në errësirë në dynja, nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e adhurimit të Zotit. Nuk i janë bindur dhe nuk i kanë respektuar urdhërat e Tij. Ata i kanë konsumuar të mirat dhe kënaqësitë e tyre në dynja, kështu për ahiret u ka mbetur vetëm zjarri i xhehnemit.
Kur erdhi radha për të kaluar Siratin, ata nuk e kaluan dot, por ranë në humbnerë, pasi veprat e tyre të zeza, ua errësuan rrugën.
Siç thotë dhe Profeti a.s, rënia nga ura e Siratit do të vazhdojë për shtatëdhjetë vite, derisa të arrijë poshtë në zjarrin e xhehnemit.
Gjatë rënies, atij do i kujtohet jeta e kësaj bote, ku nuk ua vinte veshin këshillave. Atij i kujtohen veprat e liga që vepronte, pa pyetur nëse e vështron Zoti i madhëruar.
Një herë, Profeti a.s bashkë me shokët e tij dëgjuan një zë të çuditshëm, sikur një gur u përplas me forcë përtokë. Profeti a.s u tha shokëve:”Ai ishte një gur që për shtatëdhjetë vjet binte në humbnerën e xhehnemit. Tani ai arriti në fundin e zjarrit.”
Dijetarët kanë debatuar mbi faktin se përse duhet të bjerë për shtatëdhjetë vite dhe përse kjo shifër. Ata thonë se numri shtatëdhjetë, është mesatarja e jetës së njeriut mbi tokë.
Një njeri i tillë do të vazhdojë të udhëtojë nëpër nivelet e xhehnemit, derisa të arrijë tek vendi që i është caktuar për t’u ndëshkuar.
Thotë Zoti në Kuran:” (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga.” (Hakka 30)
Rreth këtij ajeti, dijetarët muslimanë thotë:”Me të marrë këtë urdhër, do të nisen njëherazi dhjetë mijë melekë, me qëllim që t’a tërheqin për në zjarr.”
Ata janë melekë të zymtë në fytyrë, të ashpër dhe kurrë nuk i shkelin urdhërat e Zotit të madhëruar.
Rrugën për në xhehnem, ky njeri nuk do e bëjë në këmbë, por do të ecë me fytyrë. Kur e dëgjuan këtë, shokët e Pyetën Profetin a.s se si ishte e mundur që dikush të ecte me fytyrë.
Profeti a.s u tha:”Ai që i bëri të ecin me këmbë, është në gjendje t’i bëjë të ecin dhe me fytyrë.”
Melekët do i marrin këta njerëz me forcë dhe do i tërheqin zvarrë. Me të arritur para dyerve të xhehnemit, njerëzit do të mendojnë se  tashmë do të shpëtojnë nga ky ankth dhe dënim. Por në çast do u hapen dyert e zjarrit dhe do të hidhen brenda.
“Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t’u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve.” (Zumer 71)
“E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm.” (Karia 8-11)
Një pjesë nga ata që presin të hidhen në zjarr, duke parë tmerrin e atyre që tashmë janë hedhur, duan të kthehen sërish tek melekët, pasi mendojnë se rrahja dhe vuajtjet e tyre do të jenë më të lehta. Por:
“Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.” (Rahman 41)
Ata njihen nga një damkë me të cilën janë damkosur në ballë.
Ndërkohë, njerëzit e mirë kanë një shenjë tjetër me të cilën dallohen. Ajo është shenja në ballë, me të cilën preknin tokën gjatë sexhdes dhe namazit.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:” Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes.” (Fet’h 29)
Kjo shenjë, u vendoset banorëve të xhenet që para se të hyjnë në xhenet, me qëllim që të qetësohen dhe mos frikësohen.
Po ti o vëlla dhe o motër, cilit grup i përkisni? Përse nuk ndryshon drejtim që tani dhe t’i përkasësh grupit të dytë, të cilët do të kenë në ballë shenjën e sexhdes?
Unë të këshilloj që ajetet që flasin për xhenetin në Kuran, t’i shkruash në një letër dhe këtë letër t’a vendosësh në dhomën ku qëndron, në atë të gjumit, në celular dhe në kompjuter. Dhe s a herë t’i lexosh, të kujtosh xhenetin dhe të të shtohet dëshira për vepra të mira.
Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit