Analisti Arton Demhasaj ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, lidhur me trajtimin që u bëhet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Në postim, Demhasaj ka shprehur shqetësimin e tij për kushtet e vështira me të cilat përballen policët, konkretisht ushqimin, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm dhe të papërshtatshëm për detyrat e tyre të përditshme.
Fotografitë tregojnë një vakt të thjeshtë që përfshin bukë, pashtetë dhe ujë, çka ka ngritur shqetësime për mirëqenien e policëve që punojnë në një zonë me sfida të mëdha sigurie dhe kërkesa të larta fizike e psikologjike.
Demhasaj e përshkroi situatën si fatkeqësi.
“Ushqimi i policit në pjesën veriore të Kosovës fatkeqësisht”, ka shkruar Demhasaj.
Kujtojmë se kohë më parë ka pasur ankesa edhe për ushqimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/