Një supë e mirë ose një sallatë e mirë nuk do të imagjinohej pa këta kubikë të vegjël kërce. Të aromatizuara me shije të ndryshme, ato janë shumë të mira. Mund t’i bëni me bukën e thatë që ju ka mbetur, me tipe të ndryshme buke, t’i fusni në një kavanoz të mbyllur hermetikisht dhe t’i ruani disa ditë në frigorifer ose jashtë për t’i përdorur në momentin që ju nevojiten. Shijet mund t’i personalizoni sipas dëshirës tuaj, t’i lini të thjeshta vetëm me vaj ulliri, me hudhër, me rigon, erëza mikse, paprika, parmixhano të grirë, susam, fara mikse etj.
Përbërësit:
bukë të tipeve të ndryshme
vaj ulliri
1 thelb hudhër
rigon
trumzë
Përgatitja:
Priteni bukën në kubikë të vegjël. Vendoseni në një enë ku do të shtoni pak rigon, hudhrën e shtypur pak trumzë, disa lugë vaj dhe përziejeni mirë.
Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe thekini në 180°C derisa të jenë kërce.
Mënyra tjetër është që pasi t’i keni përzierë me erëza dhe vaj t’i thekni në një tigan me fund që nuk ngjit derisa të jenë gati.
Shërbejini me përgatitjet tuaja.