Qytetarët e Kosovës tashmë janë të detyruar të blejnë 500 gramë bukë për 0.40 centë, përderisa ky çmim ka qenë më i ulët deri para dy ditëve.
Kosova sot shkruan se në njërën nga furrat më të frekuentuara në Prishtinë, atë “Qerimi” para dy ditësh çmimi i bukës ishte 30 centë, ndërsa dje një bukë u shit me 40 centë. Sipas furrtarëve çmimi u rrit si pasojë e shtrenjtimit të miellit.
Ministria e Bujqësisë i ka fajësuar mullisët e Kosovës se kanë bërë marrëveshje të fshehta për rritjen e çmimit të bukës, duke thënë se e kanë shfrytëzuar lëvizjen e bursës në botë sa i përket grurit.kohaislame