1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bujaria që largoi Shejhul-Islamin nga Shqipëria! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Bujaria që largoi Shejhul-Islamin nga Shqipëria!

Në Shtetin Osman dikur, ai që mbante pozitën e atij që sot në shumë vende muslimane njihet si kryemyfti, quhej Shejhul-Islam. Një nga më të njohurit e tyre ka qenë edhe Shejhul-Islam Mustafa Sabri (rahmet pastë!).

Shejh Mustafa Sabri (1869-1954) ka qenë një dijetar i rrallë i kalibrit të lartë, që bashkoi mes dijeve fetare dhe atyre mondane. Ai shquhet për replikat e tij akademike në mbrojtje të fesë dhe peripecitë që hoqi nga pushteti i xhon turqve, për shkak të qëndrimeve refuzuese që mbante ndaj tyre.

Ajo që duam të ndalemi këtu është një periudhë interesante e jetës së tij që ai ka kaluar në Shqipëri. Shejh Teufik Islam Jahja, shqiptar nga Gjakova, i cili e ka njohur personalisht Shejh Mustafa Sabrin, ka lënë një biografi të shkurtër rreth jetës së tij. Ai përmend se Shejhul-Islam i Shtetit Osman kishte njohje me Ismail Qemalin dhe disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, për shkak të problemeve politike e fetare me “turqit e rinj” vjen dhe vendoset në Shqipëri për pak kohë. Ismail Bej Qemali i rezervoi atij një banesë në Tiranë dhe u dha porosi të gjithëve që të plotësonin kërkesat e tij dhe ta nderonin atë.

Autori i biografisë në fjalë ndër të tjera thotë:

“Shpesh herë ai, Allahu e mëshiroftë, më thoshte: “Unë u largova nga vendi juaj për shkak të bujarisë suaj të madhe, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Një ditë shkova në berberhane dhe pasi përfundova i zgjata dorën berberit t’i bëja pagesën. Ai më tha: “Jo. Jo. Ju jeni mysafir i Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve. Ne kështu jemi urdhëruar.” Prandaj dhe vendosa të largohem nga bujaria e vendit tuaj. I shkrova një letër Ismail Bej Qemalit ku i dhashë lamtumirën dhe e falënderoja atë dhe kolegët e tij, si dhe i tregova atij se bujaria e tyre e tepërt më detyroi të largohesha nga vendi fshehtas.”

Ka kaluar një shekull nga ajo kohë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar…

Teufik Islam Jahja, “Shejhul-Islam Mustafa Sabri”, Botimet ALSAR, Tiranë 2022. Përktheu: Pëllumb Jaupi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit