3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Budallakia e Tekfircave – Po e shajnë Allahun shkaku i tyre!

Më të lexuarat

Së pari ti sqarojmë disa gjëra, Kush janë TEKFIRCAT?

Janë ata që të gjithë i nxjerrin nga Islami dhe sipas tyre vetëm ata janë mysliman, janë të emocionuar dhe nuk dëgjojnë Hoxhallarë, për ta hoxhallarët e njohur si p.sh Shefqet Krasniqi janë të devijuar.

Por që të mos keqkuptohet opinioni edhe pse këta gjoja thirren në Kuran dhe synet por në fakt këta janë larg Kuranit dhe synetit.

Shumica e opinionit ndoshta mendojnë se të gjithë “djemtë me mjekra” janë si këta tekfirca por duhet të dallojnë gjërat, shumica e djemve me mjekra janë të mirë dhe mundohen ta adhurojnë Allahun duke e ndjekur Profetin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, pos një pakice (tekfircat) që shumë e dëmtojnë Islamin!

Së fundmi një nga këta Tekfirca në rrjetin social Facebook ka postuar një foto me mbi shkrim Ajet Kuranor kundër ushtrisë së Kosovës, dhe pastaj filluan reagimet dhe të sharat madje edhe ndaj Allahut!

Kjo është një paturpësi e tyre, të cilët me çdo kush duan të shfaqin budallakinë e tyre, duke marrë ajete nga Kurani apo thënie nga Profeti, vetëm për ta paraqitur Islamin dhe musliman sa më keq. Pastaj normalisht mediat Islamofobe menzi spresin për ti bërë të mëdha këta budallaki të këtyre mendjelehtëve./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit