4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buçet te Medreseja: “S’ju duam gylenistë!”

Më të lexuarat

Protestë anti-FETO gjatë zgjedhjeve për kreun e ri të KMSH-së

Teksa te Medreseja e Tiranës po zgjidhet kryetari i ri i muslimanëve shqiptarë, pra kreu i ri i KMSH-së, antigulenistë të thekur në radhët e bashkësisë fetare islame në Shqipëri po protestojnë jashtë kundër vijimit të drejtimit të institucionit nga njerëz të lidhur me organizatën FETO, shpallur si “terroriste” nga Turqia.

Sipas tyre, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i kapur nga njerëzit e Fet’hullah Gylenit, dhe pse kreu aktual, Bujar Spahiu, nuk njihet si i tillë pasi vjen nga tjetër formim e tjetër shkollim.

Megjithatë, ai konsiderohet si një figurë në duart e tyre, emëruar nga ata dhe menaxhuar prej tyre.

Kujtohet se Presidenti turk Erdoğan prej vitesh po i kërkon kryeministrit Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO”, të klerikut Fetullah Gylen, por që kreu i qeverisë shqiptare nuk ka mundur deri më sot që të imponojë ndryshimin e drejtimit të KMSH-së dhe jo vetëm nga fakti se nuk e ka këtë tagër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit