Për momentin, Kharkivi mund të konsiderohet si Aleppo-ja tragjike
Të paktën 500 njerëz janë vrarë në Kharkov që kur Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt, pretendojnë shërbimet rajonale.
Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në verilindje ka qenë nën bombardime të shfrenuara nga forcat ruse për javë të tëra.
Kryebashkiaku Ihor Terekov tha se më shumë se 600 ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i sulmit.
“Janë shkatërruar shkollat, maternitetet dhe klinikat. Ushtria ruse po na sulmon vazhdimisht nga ajri dhe nga toka”, tha ai.
Forcat ukrainase pretendojnë se trupat ruse nuk kanë arritur ende të rrethojnë qytetin dhe kanë konfirmuar pretendimet e analistëve perëndimorë se u mungon municioni.
Imazhe të tilla të kujtojnë Aleppon në Siri, aty ku rusët, ndihëmtarët e regjimit të Assadit, nënshkruan një faqe të turpshme në histori me mizoritë e tyre në civilë.
Shikoni fotot nga Kharkovi më poshtë: