1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Brukseli anullon startin e “vizave të reja”

Më të lexuarat

BE-ja shtyu futjen e kontrollit elektronik të pasaportave për qytetarët jo-BE

Bashkimi Evropian ka vonuar futjen e kontrollit elektronik të pasaportave për udhëtarët jashtë BE-së, i cili do të hynte në fuqi më 10 nëntor, pasi Gjermania, Franca dhe Holanda thanë se sistemet e tyre kompjuterike në kufi nuk ishin ende gati.

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson u tha gazetarëve se “10 nëntori nuk është më në tryezë”.

Ajo tha se nuk ka një datë të re për futjen e sistemit, por se po shqyrtohet mundësia e futjes graduale.

Sistemi elektronik i regjistrimit të hyrjes dhe daljes (Sistemi i hyrjes dhe daljes – EES) ishte menduar të krijonte një bazë të dhënash dixhitale që lidh dokumentet e udhëtimit me leximet biometrike që konfirmojnë identitetin e një personi dhe që i jep fund nevojës për të vendosur vula në pasaportat në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Sipas këtij sistemi, qytetarët jashtë BE-së që hyjnë në “zonën Shengen” të lëvizjes së lirë duhet të japin shenjat e gishtërinjve, fotografinë e fytyrës dhe përgjigjet e pyetjeve në lidhje me qëndrimin e tyre.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane tha se Gjermania, Franca dhe Holanda, të cilat përbëjnë 40 për qind të të ardhurve në Union, nuk janë të gatshme të aplikojnë EES sepse sistemi qendror duhet të sigurohet nga agjencia e BE-së, e cila uk është krijuar ende.

EU-Lisa është agjencia përgjegjëse për zbatimin e sistemeve të mëdha të TI-së brenda Bashkimit Evropian.

Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se Franca është e bindur për dobinë e EES, por se futja e tij duhet të bëhet siç duhet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit