-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bruksel – Sot rinis dialogu Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Kryeministrat e rinj të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, do vazhdojnë sot dialogun në Bruksel në nivel të lartë pas 23 raundesh të kryeministrave të mëparshëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

 

Kryeministrat e rinj të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, do vazhdojnë sot dialogun në Bruksel në nivel të lartë pas 23 raundesh të kryeministrave të mëparshëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.isa mustafa

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogherini, ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Mustafa dhe kryeministrin e Serbisë Vuçiç që të takohen në Bruksel dhe të vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë proces dialogu kryeministrash Kosovë-Serbi e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit, Baronesha Catherine Ashton, me Thaçin e Daçiçin, të cilët tash si kryediplomatë do jenë prezentë në takimin e nesërm.

Sipas zëdhënëses Maja Kocijançiç, shefja e Politikës së Jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave, ndërsa “u përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryeqytetet respektive”. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherini, është thënë se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve.

Sipas burimeve në Prishtinë, në bisedimet e 9 shkurtit në Bruksel të kryeministrave Mustafa e Vuçiç tema qendrore do të jenë sistemi gjyqësor në veriun e Kosovës si dhe kodi telefonik.“Sa i përket gjyqësisë është punuar shumë, kanë qenë 16 takime vetëm për këtë temë. Ne nuk jemi të interesuar të hapim këtë çështje nga fillimi. Nëse ka pajtueshmëri për të arritur marrëveshje në disa nga çështjet që kanë mbetur të përfundohen do t’i përfundojmë, do t’i mbyllim. Marrëveshja për gjyqësi do të arrihet gjithmonë duke ruajtur sistemin e gjyqësisë në Kosovë dhe gjithmonë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se është e rëndësishme edhe shuarja e Mbrojtjes Civile në veri dhe hapja e Urës së Ibrit nëtrepçe Mitrovicë, se këto tema i kanë hapur para ndërkombëtarëve dhe se për to do të diskutohet në Bruksel. Sipas kryeministrit kosovar, në bisedimet që do të zhvillohen në Bruksel nuk do të flasin për Kombinatin Trepça. “Ne nuk do të pranojmë që çështja e Trepçës të vihet në tavolinë”, ka thënë ai, duke shtuar se, për Trepçën do të vendosim në Kuvendin e Kosovës dhe jo të negociojmë me Serbinë”.

Para udhëtimit për në Bruksel, kryeministri kosovar ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ku ishin të pranishëm liderë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve të botës, mes të cilëve edhe kryeminsitri serb.

Nga Beogradi bëhet e ditur se sot do mblidhet qeveria e Serbisë dhe Kryeministri Vuçiç do mbajë konferencë për shtyp.

bisedimet me beogradinTakimi i nesërm në Bruksel do të jetë i pari mes kryeministrave të rinj, të Kosovës Isa Mustafa dhe të Serbisë Aleksandar Vuçiç, të qeverive të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2014 në të dy shtetet. Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar 23 raunde takimesh në nivel kryeministrash në Bruksel, së fundi në 31 mars – të tretin në vitin 2014. Atëherë kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç (aktualisht zv/kryeministra e ministra të jashtëm) zhvilluan takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, gjatë të cilit kishte tre raunde. Në vitin 2013, kur janë zhvilluar 17 raunde, Thaçi dhe Daçiç kanë nënshkruar në Bruksel, në 19 prill, Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të vlerësuar historike.

Qeveria e Kosovës, takimin e parë në mes të kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton e vlerësonte një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit