9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Si mund ti mbrojmë mishrat e dhëmbëve?

Më të lexuarat

Higjena e gojës është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, nëse ju nuk kujdeseni për dhëmbët atëhere jeni të rriskuar të prekeni nga paradentoza, që është një infeksion i cili prek mishrat e dhëmbëve duke depërtuar më pas tek dhëmbi. Shkaqet e paradentozës janë miliona baktere, të cilat jetojnë në gojën e njeriut dhe përhapen si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm dhe higjienës së keqe.

Statistikat tregojnë se 30 deri 40 për qind vuajnë nga kjo sëmundje. Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Paradentoza është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq,paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit