2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bruksel, punonjësit e institucioneve evropiane protestuan kundër politikës së BE-së për Gazën

Më të lexuarat

Punonjësit e institucioneve të BE-së protestuan kundër politikës së Unionit ndaj Gazës në sheshin ku ndodhen ndërtesat e BE-së në Bruksel dhe bënë thirrje për armëpushim

Punonjësit e institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) protestuan kundër politikës së Unionit ndaj Gazës në sheshin ku ndodhen ndërtesat e BE-së në Bruksel të Belgjikës dhe bënë thirrje për armëpushim, transmeton Anadolu.

Rreth 100 punonjës të BE-së u mblodhën përpara ndërtesave të Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së në Bruksel dhe mbajtën një minutë heshtje për të gjitha viktimat e gjenocidit, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës, i cili është në vitin e tij të 29-të.

Turma e mbledhur në sheshin “Schuman” protestoi ndaj politikës së BE-së ndaj Gazës dhe kërkoi që marrëveshja e partneritetit midis BE-së dhe Izraelit dhe shitja e armëve nga vendet anëtare të kushtëzohej me “respektimin e të drejtave të njeriut”.

Protestuesit bënë thirrje për armëpushim në Gaza, duke kërkuar lirimin e të gjithë robërve dhe dënimin e të gjitha shkeljeve dhe krimeve të të drejtave të njeriut.

Në fund të aksionit, protestuesit kërcyen dhe brohoritën sloganin “Liri për Palestinën”.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit