BRUKSEL (AA) – Në Bruksel u protestua kundër masakrave të ushtrisë së Mianmarit kundër muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e Komunitetit të Muslimanëve të Belgjikës dhe të Rrjetit të Muslimanëve Rohingya në Evropë u tubuan në Sheshin “Schuman”, ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian (BE), për të protestuar kundër sulmeve dhe masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit.
Protestuesit të cilët mbanin pankarta me mbishkrime “Ndaleni gjenocidin”, “Ndaleni spastrimin etnik kundër muslimanëve të Arakanit”, iu bënë thirrje BE-së dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë për këtë gjendje.