-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Brnabiç sulmon BE: “Një shaka shumë e pakëndshme…”

Më të lexuarat

Kryeministrja serbe, gojëlëshuar ndaj Brukselit dhe Prishtinës

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, duke reaguar ndaj deklaratës së Autoritetit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) që u bën thirrje liderëve të Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga retorika nxitëse, ka kërkuar nga Brukseli që të “ndalojë hipokrizinë”.

Brnabiç vlerësoi gjithashtu se BE-ja “nuk e bëri pjesën e saj” në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

EEAS deklaroi në një deklaratë se rritja e fundit e retorikës nxitëse midis zyrtarëve nga Beogradi dhe Prishtina, veçanërisht deklaratat për luftë dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor, shkaktojnë “shqetësim të madh”.

U theksua se “politikanët e lartë të të dy palëve do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritje të tensioneve dhe, potencialisht, dhunë në rajon”.

Brnabiç ka reaguar ashpër në Tëitter me një mesazh se Bashkimi Evropian (BE) nuk i ka përmbushur detyrimet e veta, duke kujtuar se themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është rënë dakord me marrëveshjen e dy palëve në Bruksel në vitin 2013.

“Nëse BE-ja do të kishte bërë pjesën e saj – të siguronte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore të njeriut të serbëve në Kosovë – gjërat do të dukeshin shumë më ndryshe. Pra, ju lutemi, ndaloni hipokrizinë”, tha Brnabiç në një postim.

Brnabiç shkoi më tej në reagimin e saj ndaj deklaratës së EEAS kur tha se “dikush mund të mendojë se sot është 1 prilli, jo 14 gushti”. “Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme), ka shkruar kryeministrja e Serbisë, ndryshe një lezbike.

Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë u dakordua me marrëveshjen e dy palëve në prill të vitit 2013, në Bruksel, nën kujdesin e shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerëson si jokushtetues këtë formacion nacional me terma politikë.

Brnabiç pohoi se “për plot 175 ditë, Albin Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët” dhe se “në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti i privoi të njëjtët serbë në Kosovë në të drejtën më elementare të njeriut, duke i ndaluar të votojnë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit