Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, paralajmëroi për potencialin e llogaritjes së gabuar që mund të çojë në dhunë të mëtejshme në Lindjen e Mesme në vazhdën e kërcënimeve të Iranit për t’u hakmarrë kundër Izraelit pas sulmit ajror vdekjeprurës të këtij muaji ndaj konsullatës iraniane në Siri, transmeton Anadolu.
“Sot ia bëra të qartë ministrit të Jashtëm (Hossein) Amir-Abdollahian se Irani nuk duhet ta tërheqë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë”, shkroi Cameron në X.
Ai tha se është “thellësisht i shqetësuar për potencialin e llogaritjes së gabuar që çon në dhunë të mëtejshme”.
“Irani në vend të kësaj duhet të punojë për të shpërshkallëzuar dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme”, shtoi ai.
Izraeli është ngritur në gatishmëri të lartë për shkak të shqetësimeve për një hakmarrje të mundshme nga Irani ndaj objektivave izraelite pas kërcënimeve publike nga Teherani se sulmi ajror i 1 prillit ndaj konsullatën së tij në Siri “nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”.
Të paktën shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vranë në sulm, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë.
Irani ka akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit dhe është zotuar të përgjigjet. Izraeli, megjithatë, nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.
Përshkallëzimi vjen teksa Izraeli po e vazhdon ofensivën vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar në fillim të tetorit nga grupi palestinez Hamas, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.
Më shumë se 33.500 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza dhe mbi 76.000 janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.
\AA\