3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Britania përballë një vale të re infeksionesh me COVID-19

Më të lexuarat

Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.

75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës.

Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim nga mosha 12 vjeç e sipër, duke shtuar numrin e personave që kualifikohen për vaksinim, pas miratimit të vaksinës për adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda.

Pas vendimit të Komisionit Evropian, tani vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do të fillojnë përdorimin e vaksinës tek adoleshentët e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha se fëmijët e pavaksinuar që ndjekin kampet verore nuk kanë nevojë të vënë maskë në mjedise të hapura, nëse nuk gjenden në turma në distancë të vogël me të tjerët. Udhëzimet e reja njoftohen në një kohë kur në të gjithë vendin bëhen përgatitje për hapjen e programeve verore për fëmijët, pas mbylljes vitin e kaluar të shumë objekteve gjatë pandemisë. /voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit