-4.4 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Britania: Ligji izraelit “shtet komb”, mund të minojë barazinë

Më të lexuarat

Një zyrtar i Forin Ofisit britanik, në kushte anonimiteti tha se përkushtimi shumëvjeçar i Izraelit për barazi për të gjithë qytetarët e tij është një nga pikat e forta të kësaj demokracie mike

 

LONDËR (AA) – Ligji i ri kontrovers me të cilin Izraeli shpallet shtet i kombit hebre ka ngritur shqetësimin e Britanisë së Madhe nga fakti se nuk po arrin të përmbushë premtimin se do të jetë shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i Forin Ofisit britanik, në kushte anonimiteti tha për AA se përkushtimi shumëvjeçar i Izraelit për barazi për të gjithë qytetarët e tij është një nga pikat e forta të kësaj demokracie mike.

“Në cilësi të miqve të Izraelit jemi të shqetësiar se ky projektligj mund të dëmtojë këtë përkushtim”, tha burimi i lartpërmendur i cili kërkoi të mbetet anonim nga shkaku i kufizimeve për të folur me mediat.

Që nga java e kaluar, kur Parlamenti izraelit (Knesset) miratoi ligjin kontrovers i cili definon Izraelin si një shtet hebre, vendi është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra.

I miratuar të enjten nga Knesseti, ligji në fjalë thekson se Kudsi si një tërësi është kryeqytet i Izraelit dhe se hebraishtja është gjuha zyrtare e shtetit, me çka largon arabishten e cila më parë ka qenë gjithashtu gjuhë zyrtare, duke i dhënë një status të veçantë.

Turqia ka denoncuar ligjin i cili shkelë të drejtat e palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit