10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Britania, Franca, Suedia, Italia dhe Gjermania hedhin poshtë vendimin e SHBA-së për Jerusalemin

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) pas takimit të Këshillit të Sigurimit (KS) deklaruan se Jerusalemi është kryeqytet i përbashkët i Izraelit dhe Palestinës duke hedhur poshtë vendimin e Washingtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley në seancën e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua çështja e Jerusalemit tha se Izraeli ka të drejtë të caktojë se cili do të jetë kryeqyteti i saj.

Ajo theksoi se SHBA edhe më tej është e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes së përhershme të paqes dhe akuzoi OKB-në për anim dhe mungesë kontributi në procesin e paqes.

Vëzhguesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour në seancën e KS të OKB-së tha se vendimi i fundit i Trump-it nuk lejon SHBA-të të udhëheqin procesin e paqes në rajon.

Ambasadori rus, Vasily Nebenzya tha se qëndrimi parimor i Rusisë mbetet i pandryshuar, duke shtuar se Rusia do të ofrojë mbështetje të zgjidhjes afatgjate palestinezo-izraelite.

“Jerusalemi Lindor do të jetë kryeqyteti i ardhshëm i Palestinës, kurse Jerusalemi Perëndimor kryeqyteti i Izraelit”, ka thënë Nebenzya.

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem pavarësisht reagimit të ashpër të komunitetit ndërkombëtar.

Jerusalemi mbetet qendra e konfliktit palestinezo-izraelit, kurse palestinezët shpresojnë se Jerusalemi Lindor, i cili aktualisht është i pushtuar nga Izraeli, të jetë kryeqendra e ardhshme e shtetit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit