4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën derisa të fitohet lufta, thotë sekretari i Jashtëm, James Cleverly

Më të lexuarat

Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën derisa të fitojë luftën me Rusinë, ka thënë të martën Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

“… ne qëndrojmë krah për krah me ata ukrainas të guximshëm që mbrojnë atdheun e tyre”, do të thotë zoti Cleverly – sipas ekstrakteve të publikuara nga partia, përcjell Telegrafi.

“Dhe Britania ka qëndrueshmërinë strategjike për t’i parë ata drejt fitores”.

“Ne do t’i mbështesim ata derisa të fitohet kjo luftë. Ne do t’i mbështesim ata derisa të rivendoset sovraniteti i tyre. Ne kurrë nuk do të njohim aneksimin e Luhanskut, Donetsk, Kherson, Zaporizhzhia ose Krimesë”.

“Ata janë Ukraina. Dhe kur Ukraina të ketë fituar këtë luftë, atëherë ne do t’i mbështesim ata ndërsa ata rindërtojnë shtëpitë e tyre, ekonominë dhe shoqërinë e tyre”.

Britania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës, duke dërguar sasi të mëdha armësh, dhe ish-kryeministri Boris Johnson u prit gjithashtu ngrohtësisht gjatë disa vizitave në këtë vend. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit