1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Britania e Madhe do të emetojë titull borxhi islam

Më të lexuarat

Londra synon të zgjerojë pozicionin e saj si qendër financiare ndërkombëtare dhe po zbulon në këtë rrugë botën islame. Së shpejti qyteti i Londrës do të ketë një indeks islam dhe titull borxhi sipas modelit islam.

Londra kërkon të bëhet qendër për tregtinë financiare të vendeve islame. Për këtë qëllim ndër të tjera në bursë do të futet një indeks islam. Këtë e bëri të ditur Kryeministri britanik David Cameron të martën (29.10.) me rastin e hapjes së Forumit Botëror Ekonomik Islamik (WIEF) në Londër. Sipas planeve indeksi do të formohet nga sipërmarrje të vendeve islame dhe do t’u lehtësojë investuesve nga rajoni gjetjen e mundësive të përshtatshme për investime.

Veç kësaj Britania e Madhe do të bëhet i pari vend jashtë botës islame që emeton tituj të saj borxhi sipas modelit islami (Sukuk), tha Cameron. “Unë nuk dua ta shoh Londrën vetëm si qendër të tregtisë financiare islame në Perëndim. Unë dua që Londra të ketë sukses krahas Dubait si një nga kryeqytetet e mëdha të tregtisë financiare islame.” Ka vende të cilat “e hedhin vështrimin vetëm brenda vetes, që tërheqin urat dhe përpiqen të injorojnë se çfarë ndikimesh kanë tek suksesi i tyre i ardhshëm, ndryshimet në botë. Britania e Madhe nuk do ta bëjë këtë gabim.”

Një treg gjigant

Qeveria britanike shpreson një akses më të mirë tek investuesit nga vendet islame. Volumi i përgjithshëm i titujve të borxhit sipas rregullave të Sheriatit, do të kalojë vitin e ardhshëm kufirin e 1,5 bilionë eurove.

Në takimin e WIEF-it, që për herë të parë zhvillohet në një vend jo islam, deri të enjten (31.10.) priten 1800 të deleguar nga 115 vende, ndër të cilët shumë politikanë të lartë./dw/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit