5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Britania do t’i kthejë mbrapsht anijet me emigrantë

Më të lexuarat

Stafi i forcave kufitare britanike është trajnuar se si t’i kthejë mbrapsht anijet të cilat kalojnë Kanalin Anglez përsëri në ujërat franceze

Anijet që transportojnë emigrantë nga Franca në brigjet e Britanisë së Madhe do të ndalohen nga forcat kufitare britanike dhe emigrantët do të kthehen mbrapsht, gjë e cila mund të nxisë fërkime me autoritetet franceze, sipas raporteve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stafi i forcave kufitare të Britanisë është trajnuar që të përdorë taktikat e “kthimit” në det me qëllim të parandalimit të zbarkimit të anijeve me emigrantë në brigjet e saj, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Brendshëm.

Megjithatë, taktika e re është një çështje mosmarrëveshje midis sekretares së Brendshme britanike dhe ministrit të Brendshëm francez, të cilët u takuan të mërkurën për të diskutuar mbi migracionin gjatë Samitit ministror të G7.

Autoritetet franceze pritet të kundërshtojnë masat e propozuara britanike, pasi ministri francez Gerald Darmanin tha se prioritet duhet të jetë parandalimi i humbjeve të jetës në det, raportoi BBC News.

“Mbrojtja e jetës njerëzore në det ka prioritet mbi konsideratat e kombësisë, statusit dhe politikës së migracionit, duke respektuar fuqishëm ligjin ndërkombëtar detar që rregullon kërkimin dhe shpëtimin në det”, tha ministri Darmanin.

Diskutimi i taktikës së re për të kthyer mbrapsht emigrantët me anije në ujërat franceze vjen pasi më shumë se 1.500 emigrantë kaluan Kanalin Anglez këtë javë.

Sipas një raporti nga “The Daily Telegraph”, Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel kishte siguruar këshilla ligjore për anijet për të shtyrë anijet e vogla larg ujërave britanike.

Gazeta raportoi se taktikat do të zbatohen vetëm kur konsiderohet e sigurt dhe në rrethana të kufizuara.

Shembulli grek

Taktika e propozuar nga autoritetet britanike ka qenë tashmë në përdorim në Detin Egje në Evropën Jugore, nga autoritetet greke që i shtyjnë emigrantët me varka përsëri në ujërat turke.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën ilegale të Greqisë të kthimit të azilkërkuesve, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Organizata “Amnesty International”, në raportin e saj të kohëve të fundit “Greqi: Dhuna, gënjeshtrat dhe kundërshtimet”, dokumentoi “sesi autoritetet greke po zbatojnë kthime të paligjshme në tokë dhe det”.

Kthimi mbrapsht konsiderohet në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit