-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Britani: Mësime falas për emigrantët muslimanë

Më të lexuarat

Qeveria britanike do të financojë kurse angleze për emigrantët e besimit islam, me shpresën se kjo do të përmirësojë integrimin e tyre në shoqëri dhe të ndihmoj në luftën kundër ekstremizmit, njoftojnë mediat britanike.

Kryeministri David Cameron tha se për këto qëllime do të ndahen 20 milionë funte (26 milion euro), njofton agjencia AP.

Ky program duhet të ndihmojë dhjetëra mijëra gra që aktualisht përballen me izolimin social dhe diskriminimin, tha Cameron në një artikull për The Times.

Ai shtoi se është koha për t’i dhënë fund “tolerancës pasive” të praktikës diskriminuese dhe se aftësia gjuhësore do të merret parasysh kur të vendoset për dhënien e vizave të qëndrimit.

Cameron, gjithashtu tha se Britania do të bëhet një komb i bashkuar, “në qoftë se bëhemi më këmbëngulës në lidhje me vlerat tona liberale dhe i theksojmë më qartë pritjet që kemi nga ata që vijnë për të jetuar këtu, si dhe në qoftë se punojmë më shumë në eliminimin e barrierave”.

Në Angli momentalisht jetojnë rreth 190,000 muslimane të cilat dobët ose nuk flasin fare anglisht.

(Islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit