Numri i vdekjeve të lidhur me Koronavirusin në Britani u rrit në 11329 pas raportit të fundit të publikuar nga zyrtarët.
717 njerëz kanë humbur jetën e tyre në 24 orët e fundit por, kjo është dita e tretë radhazi që numri i viktimave është në rënie.
Numri i rasteve të reja është rritur me 4342 duke e çuar në 88621 numrin total të të prekurve.
Mosha më e re e regjistruar që ka humbur jetën është 17 ndërsa më e madhja 101. Sipas mediave britanike 40 prej tyre nuk kanë pasur asnjë sëmundje tjetër./tch