-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Brenda kampeve të tmerrit: mbi 1 milion muslimanë të burgosur në kampet e përqendrimit në Kinë (Pj.I)

Më të lexuarat

Nga Lily Kuo | The Guardian

Është e pamundur të mos a pikasësh Qendrën e Trajnimit të Aftësive Profesionale në Luopu County. Duket menjëherë: një kamp gjigant matanë fushës disahektarëshe.

Jashtë kompleksit, i rrethuar nga mure prej betoni të gjatë e të bardhë e të veshur me tela me gjemba dhe kamera survejimi, gjendet një patrullë policore, ndërkohë që disa roje që mbajnë shkopinj të gjatë shkojnë e vijnë. Qendra, e cila shtrihet përbri një autostrade, është më e madhe në sipërfaqe se të gjitha fshatrat përreth të marra sëbashku – rreth 170 mijë metra katrorë. Një flamur mbi njërën prej ndërtesave shkruan: “Ruaje unitetin etnik”.

Disa dhjetra njerëz qëndrojnë buzë rrugës duke fiksuar ndërtesën. Askush nuk dëshiron të shpjegojë saktësisht se çfarë është ky objekt si burg, apo pse rrijnë ata duke pritur në afërsi të saj.

“Nuk e dimë”, thotë një grua më e moshuar. Një grua tjetër ka ardhur për të parë vëllain e saj, por refuzon të flasë. Një vajzë e re me dy vëllezërit e saj tregon se kanë ardhur për të parë babanë e tyre. Nëna e saj e qorton atë.

Ata hezitojnë të flasin për shkak se ndërtesa nuk është burg e as qendër rehabilitimi, por një kamp internimi ku pakicat muslimane, kryesisht ujgurët, dërgohen kundër vullnetit të tyre dhe pa gjyq dhe mbahen për muaj apo edhe vite të tëra.

Hulumtuesit dhe banorët thonë se jugu i Xinjiangut, ku ndodhet Qendra e Trajnimit të Aftësive Profesionale në Qarkun Nr. 1 në Luopu, është zgjedhur nga qeveria si kryeqendra e goditjes ndaj muslimanëve për shkak të densitetit të ujgurëve në këtë zonë dhe largësinë që ka ajo nga qytetet e mëdha.

“Ne kemi një shprehje në Hotan: Nëse shkoni në një kamp përqendrimi në Luopu, nuk do të dilni më kurrë”, tha Adil Awut nga qyteti Hotan, i cili tani jeton jashtë vendit.

Në dhjetor, Kombet e Bashkuara kërkuan qasje direkte në kampe, pasi një ekspert tha se kishte marrë “fakte të besueshme” se 1,1 milion Ujgurë, Kazakë, Hui dhe pakica të tjera etnike mbahen të burgosur aty.

Pekini i ka mbrojtur në mënyrë agresive politikat e veta dhe ka kërkuar t’i portretizojë kampet si të dobishme dhe Xinjiang-un, ku ndodhën shpërthime të dhunshme në vitet 1990 dhe 2000, si një falëenderim paqësor për përpjekjet e qeverisë.

Udhëheqësit ujgurë paralajmërojnë se veprimet e Kinës mund të përbëjnë ‘hapat e para drejt gjenocidit’
Një realitet krejt ndryshe shfaqet në Luopu, i njohur edhe si qarku i Lop, ku intervistat e gazetarëve të gazetës The Guardian me banorët e tanishëm dhe të mëparshëm si dhe analizat e dokumentave publike zbulojnë detaje të reja rreth fushatës së vazhdueshme të qeverisë në një nga zonat më të prekura të Xinjiang.

Autoritetet lokale po zgjerojnë kampet e paraburgimit, duke rritur mbikqyrjen, patrullimin dhe kërcënimet me dhunë dhe gjoba ndaj banorëve.

Kostoja e “kontrollit të stabilitetit”
Sipas imazheve satelitore, gjatë vitit të kaluar janë shtuar të paktën 10 ndërtesa në Qendrën e Aftësimit Profesional. Puna ndërtimore në kamp, e identifikuar përmes regjistrave të kompanisë së ndërtimit, të dhëna këto të zbuluara nga një student i Universitetit të British Columbia, i quajtur Shaën Zhang, ishte ende duke u kryer kur The Guardian e vizitoi kampin në mes të dhjetorit.

Luopu, një qark rural me popullsi të vogël, diku rreth 280 mijë banorë që pothuajse janë tërësisht Ujgurë, është shtëpia e tetë kampeve ndërkombëtare, të emërtuara zyrtarisht si “Qendra të Formimit Profesional”, sipas dokumenteve të buxhetit publik të shikuara nga The Guardian.

Në vitin 2018, nga të dhënat zyrtare pritet që këto kampe të strehojnë 12 mijë “studentë”, si dhe 2,100 të burgosur në një qendër tjetër paraburgimi – gjithsej rreth 7% të popullsisë së rritur të qarkut, ose 11% të të gjithë popullsisë mashkullore.

Qarku Luopu planifikon gjithashtu të shpenzojë pothuajse 300 milion juanë (44 milion dollarë) për “kontrollin e stabilitetit”, duke përfshirë gati 300 mijë dollarë për një sistem mbikqyrjeje për të mbuluar të gjitha xhamitë dhe financimin e pothuajse 6 mijë policëve për të punuar në “stacionet e përshtatshme policore” si dhe për të patrulluar zonat e banuara.

Masat e sigurisë dhe shpenzimet mararmendëse tregojnë qartë angazhimin e Kinës ndaj politikave të saj të rrepta në Xinjiang, pavarësisht kritikave në rritje.

Sipas Adrian Zenz, një studiues i fokusuar në politikat etnike të Kinës, kur filloi fushata e sigurisë, shpenzimet e brendshme për sigurinë në të gjithë krahinën u dyfishuan në 2017, ndërsa shpenzimet për qendrat e përqëndrimit në qarqet me përbërje të mëdha të minoriteteve etnike u katërfishuan.

Tejkalimet në buxhet ishin normale. Qarku Luopu e tejkaloi buxhetin e tij me pothuajse 300% në vitin 2017, rritja më e madhe në shpenzime në të gjithë prefekturën Hotan.

Megjithatë, ndërtimet vazhdojnë. Instituti Australian i Politikave Strategjike analizoi 28 kampet në të gjithë Xinjiang dhe gjeti se ata ishin zgjeruar me 465% në madhësi që nga viti 2016, me rritjen më të madhe në mes të korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Pesë kampet në qytetin Hotan dhe qarqet përreth ishin të paktën dyfishuar në madhësi, me një kamp që u rrit me 2.469% midis 2016 dhe 2018.

Në Luopu, zyrtarët po sjellin më shumë se 2.700 oficerë ndihmës në 224 fshatra dhe qyteza të qarkut. “Studentët” monitorohen dhe nga afër: pothuajse 2 mijë punonjës dhe policë janë angazhuar për të mbikqyrur 12 mijë të burgosur.

Vazhdon…

Lilu Kuo është gazetare e The Guardian dhe kreu i zyrës në Pekin. Mund ta ndiqni në Twitter në @lilkuo.

/Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit