0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Brenda 24 orëve, rreth 200 viktima në Siri

Më të lexuarat

Grupi monitorues i luftës civile në Siri thotë se rreth 200 luftëtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, gjatë aksionit të marrjes së dy bazave ushtarake nga ana e militantëve në pjesën veriperëndimore të vendit. Observatori sirian për të drejtat e njeriut që e ka bazën në Britani, ka njoftuar të martën se rreth 100 trupa të ushtrisë siriane dhe 80 militantë janë vrarë gjatë betejës dy ditore për marrjen e bazës ushtarake Wadi Deif. Bazat ushtarake Wadi Deif dhe Hamidiyeh janë marrë nën kontrollë të militantëve që janë të lidhur me Al-Kaidën, grupin Al-Nusra dhe grupet tjera ekstremiste. Baza ushtarake Wadi Deif kishte qenë e rrethuar nga militantët për më shumë se dy vite. Kjo bazë ushtarake gjendet përgjatë autostradës që lidhë Damaskun me qytetin Aleppo. Observatori sirian i cili i siguron informacionet nga aktivistët dhe mjekët në terren, thotë se sulmuesit e organizatës Al-Nusra, kanë kapur edhe së paku 120 ushtarë sirianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit