-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Breivik do të burgoset edhe nëse shpallet i çmendur

Më të lexuarat

Norvegjia planifikon të mbajë autorin e 77 vrasjeve, Anders Behring Breivik, në një burg edhe nëse ai do të shpallet i paaftë mendërisht, gjatë gjyqit në vazhdim.

Mediat norvegjeze lajmëruan të premten se autoritetet kanë marrë masa për përshtatjen e një ambienti në një burg në afërsi të Oslos, për pacientët që kanë nevojë për trajtim mendor.

Qelia është duke u përshtatur si një dhomë spitali, pas një investimi prej mbi 200 mijë dollarësh, ndërsa Breivikut do t’i sigurohet një trajtim i njëjtë si ai i një instutucioni të specializuar për problemet e shëndetit mendor, nëse do të jetë nevoja.

Për shkak të përplasjes së mjekëve të ndryshëm rreth gjendjes psikologjike të Breivik në fillimin e procesit, i është dhënë e drejta gjykatës që të shprehet në fund të gjykimit nëse 33-vjeçari me bindje të ekstremit të djathtë është mendërisht i aftë.

Më parë gjatë majit, Breivik u shpreh përpara trupit gjykues se është i gatshëm të pranojë vendimin e autoriteteve vetëm nëse shpallet i aftë.

Sipas tij, konsiderimi si i çmendur do të damkoste keq “kauzën e tij të drejtë”, Breivik ka pranuar autoriësinë për vrasjen e 77 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve, por mohon përgjegjësinë kriminale.

Autori i krimit më të shëmtuar në historinë moderne të Norvegjisë në kohë paqeje e konsideron gjestin e tij si një akt të lartë patriotik, i cili ka sy synim të shpëtojë Norvegjinë nga rreziku i islamizmit dhe humbjes së identitetit përballë multikulturalizmit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit