12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kapiteni, jashtë kabine me një femër në aksidentin e “Air France”

Më të lexuarat

Kapiteni që drejtonte avionin e “Air France”, i rrëzuar në Oqeanin Atlantik në një udhëtim nga Brazili në Francë në vitin 2009, ishte me një femër jashtë kabinës në momentin e aksidentit.

Këto janë të dhënat e fundit që vijnë nga hetimi i rrëzimit të “AF 447”, përgjegjës për humbjen e jetëve të 228 personave, në një prej aksidenteve më enigmatikë në historinë e tragjedive ajrore.

Arsyeja që vonoi reagimin e kapitenit nuk është mësuar kurrë, por dy burime brenda hetimeve thanë për të përditshmen franceze “Le Monde” se kutia e zezë që mban regjistrimet e zërit, tregon se kapiteni Marc Dubois u kthye në kabinë vetëm një minutë përpara se avioni të përplasej me ujin, tepër vonë për të shpëtuar veten dhe pasagjerët e tij.

Dubois ishte në një pushim rutinë, ndërsa avioni i llojit “Airbus A-330” u fut në një zonë stuhish dhe nisi të humbte kuotë, në mënyrë të pashpjegueshme.

Gjatë pushimit, drejtimi i mjetit i ishte besuar dy ndihmësve, 37-vjeçarit David Robert dhe 32-vjeçarit Cedric Bonin, të cilët të përballur me këtë situatë ekstreme, kërkuan me dëshpërim ndihmën e kapitenit.

Bonin ishte në kontroll gjatë pothuajse të gjithë pikiatës vdekjeprurëse drejt ujit, ndërsa kapiteni hyri në kabinë vetëm 60 sekonda përpara impaktit.

Sipas të dhënave të reja që kanë dalë gjatë hetimeve, ai ndodhej në shoqërinë e një ndihmëse fluturimi, duke u shpërqendruar nga detyra.

Kapiteni Dubois, 58-vjeçar, mori kontrollin e plotë vetëm atëherë kur nuk i mbetej gjë tjetër përveçse të shihte me sytë e tij se si avioni i “Air France” u përplas me shpejtësi prej qindra kilometrash në ore me Oqeanin Atlantik, duke u shpërbërë në copa që fluturan kilometra larg vendit të impaktit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit