2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bregu Perëndimor, vritet një palestinez në bastisjen e kolonëve hebrenj

Më të lexuarat

Një i ri palestinez u vra në një bastisje të kryer nga deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Zvi Sukkot dhe dhjetëra kolonë hebrenj, në vendbanimin Huwwara në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar

Një i ri palestinez u vra në një bastisje të kryer nga deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Zvi Sukkot dhe dhjetëra kolonë hebrenj, nën mbrojtjen e ushtarëve, në vendbanimin Huwwara në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Kolonët hebrenj bastisën mbrëmë vendbanimin Huvvara nën kontrollin e ushtrisë izraelite. Imazhet e shpërndara në mediat sociale pasqyronin kolonët e paligjshëm hebrenj që dëmtonin automjetet dhe dyqanet përreth. Disa kolonë u panë duke marrë shënjestër nga automjetet e tyre dhe duke qëlluar me pushkë automatike. Palestinezët u përpoqën t’i rezistonin bastisjes duke hedhur gurë dhe fishekzjarre.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të ushtrisë izraelite, kur kolonët hebrenj erdhën në Huvvara, shpërthyen incidente me palestinezët. Ushtarët izraelitë përdorën forcë për të shpërndarë turmën. Personi që hodhi një bllok betoni në automjetin e ushtrisë izraelite u qëllua dhe u godit.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se 19-vjeçari palestinez Mohammed Lebin Damidi u qëllua për vdekje si pasojë e zjarrit të hapur nga kolonët hebrenj. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ndërhyri te 60 palestinezëve, mes tyre 4 fëmijë, të cilët u prekën nga gazi lotsjellës gjatë ngjarjeve në Huwwara gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite dhe kolonëve.

– Deputeti i ekstremit të djathtë ngriti tendë në mes të qytetit

Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Zvi Sukkot, të cilit iu ndalua hyrja në Bregun Perëndimor ndërsa po gjykohej për djegien e një xhamie, u bashkua me kolonët hebrenj. Radioja e ushtrisë izraelite publikoi video në llogarinë e saj në mediat sociale të deputetit Sukkot dhe dhjetëra kolonëve hebrenj që lexonin himne hebraike përmes altoparlantëve në mes të një qyteti palestinez.

Më vonë, Sukkot njoftoi se ata po i jepnin fund ngjarjes me kërkesë të ushtrisë izraelite. Ushtria izraelite deklaroi se dyqanet në Huvvara do të mbahen të mbyllura në kuadër të situatës së sigurisë.

– 24 orët e fundit në rajon

Ushtria izraelite vrau një palestinez me pretendimin se ai hapi zjarr ndaj një automjeti ku ishin dy kolonë hebrenj në qytetin Huwwara. Askush nuk u lëndua në automjetin ku palestinezi hapi zjarr.

Dy palestinezë u vranë në përleshjen e armatosur që shpërtheu gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Tulkerim. Pesë ushtarë izraelitë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi të punuar me dorë pranë ushtarëve izraelitë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit