-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bregu Perëndimor, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

Më të lexuarat

Nga ushtria izraelite pohojnë se palestinezi tentoi të kryejë sulm mbi pikën e kontrollit në Hebron

HEBRON (AA) – Ushtarët izraelitë kanë vrarë palestinezin 30 vjeçar Nazmi Hirbavi në Hebron, në jug të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ushtria izraelite pohojnë se palestinezi tentoi të kryejë sulm mbi pikën e kontrollit në Hebron.

Ata theksuan se një palestinez është vrarë, ndërsa lehtë janë lënduar dy ushtarë. Institucionet palestineze ende nuk janë prononcuar lidhur me këto ngjarje.

Vetëm konfirmuan se bëhet fjalë për 30 vjeçarin Rafet Nazmi Hirbavi.

Sipas të dhënave zyrtare, në zonën e Bregut Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazë nga viti 2015 janë vrarë 269 palestinezë dhe dy jordanezë.

Pala izraelite pohon se janë vrarë edhe 47 ushtarë dhe një polic.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit