9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bregu Perëndimor, plagosen 5 palestinezë në sulmet e kolonëve hebrenj

Më të lexuarat

Një grup kolonësh hebrenj nga vendbanimi Karnei Shomron, nën mbrojtjen e forcave izraelite, sulmuan me gurë banorët e zonës Qufr Selis, në jug të Qalqilya

Pesë palestinezë u plagosën në sulmet e kolonëve hebrenj në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas raportimeve të mediave, transmeton Anadolu.

Një grup kolonësh hebrenj nga vendbanimi Karnei Shomron, nën mbrojtjen e forcave izraelite, sulmuan me gurë banorët e zonës Qufr Selis, në jug të Qalqilya, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

Ndërsa katër palestinezë u plagosën nga sulmi, një barakë u dogj.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë me shkrim njoftoi se dy nga katër palestinezët e plagosur në sulm kishin fraktura në fytyrë dhe gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror të Qalqilyas.

Gjatë përleshjes mes kolonëve hebrenj, ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në qytetin Kobar, në veri të Ramallahut, një palestinez u plagos lehtë për shkak të një guri që i ra në fytyrë, sipas dëshmitarëve okularë.

Tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit për shkak të bastisjeve të forcave izraelite dhe sulmeve të kolonëve hebrenj.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 218 familje palestineze në Kudsin Lindor përballen me kërcënimin e dëbimit.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor dhe të gjithë Bregun Perëndimor, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe aneksoi zyrtarisht qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit