-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bregu Perëndimor, kolonët hebrenj çrrënjosin pemët e ullirit të palestinezëve

Më të lexuarat

Kolonët ekstremistë hebrenj çrrënjosën 100 pemë të ullirit të palestinezëve në Salfit të Bregut të okupuar Perëndimor

 

SALFIT (AA) – Kolonët ekstremistë hebrenj kanë prerë dhjetra pemë të ullirit që u përkisnin palestinezëve në afërsi të qytetit të Salfit në Bregun e okupuar Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një grup kolonësh prenë rreth 100 pemë ulliri që i përkisnin Muhamed Jaziut, një palestinezi lokal, në qytezën Jasuf në lindje të Salfitit”, tha për AA Ghassan Daghlas, i cili vëzhgon aktivitetet e vendbanimeve kolone në Bregun e okupuar Perëndimor nga Izraeli.

Daghlas dënoi atë që ai e përshkroi si sulme gjithnjë e më të shpeshta nga kolonët e Bregut Perëndimor ndaj palestinezëve lokalë dhe pronës së tyre.

Në një raport të publikuar nëntorin e kaluar, Komisioni për Rezistencë ndaj Kolonizimit dhe Murit të Ndarjes (e lidhur me qeverinë palestineze me qendër në Ramallah) përmendi 56 sulme të ndara ndaj fermerëve palestinezë në Bregun Perëndimor dhe 44 sulme ndaj pemëve të ullirit të palestinezëve gjatë sezonit të fundit të vjeljes së ullirit.

“Autoritetet izraelite po ndjekin ‘politikë të tokës së djegur’ si pjesë e planit të tyre për zgjerimin e vendbanimeve”, thuhet në raport.

Gama e sulmeve të kolonëve mbi palestinezët dhe pronat e tyre, thuhet më tej, është “zgjeruar për të përfshirë fermerët dhe pemët e ullirit në gjithë Bregun Perëndimor”.

Sipas të njëjtit raport, deri në 1.690 pemë ulliri të palestinezëve janë çrrënjosur dhe vjedhur nga kolonët gjatë sezonit të fundit të vjeljes.

“Këto sulme synojnë ta shndërrojnë tokën bujqësore pjellore në territore joproduktive që më vonë të mund të përvetësohen për vendbanime izraelite”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se shumica e sulmeve të kolonëve kanë ndodhur afër qyteteve Nablus, Kalkilija, Ramallah dhe El Halil (Hebron).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit