0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bregu Perëndimor – Forcat izraelite plagosin 43 palestinezë

Më të lexuarat

Në ndërhyrjen të forcave izraelite kundër palestinezëve që demonstronin kundër thirrjeve të kolonëve hebrenj për të protestuar në Bregun Perëndimor janë plagosur gjithsej 43 persona në mesin e të cilëve 8 me plumba të vërtetë dhe 35 me plumba gome.

Në ndërhyrjen të forcave izraelite kundër palestinezëve që demonstronin kundër thirrjeve të kolonëve hebrenj për të protestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar janë plagosur gjithsej 43 persona në mesin e të cilëve 8 me plumba të vërtetë dhe 35 me plumba gome.

Disa palestinezë u mblodhën në hyrje të fshatit Burka në Nablus pasi kolonët hebrenj kërkuan mbajtjen e protestave për kthim në vendbanimin Homesh, pranë qytetit të Nablus, i cili u evakuua në vitin 2005. Ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve.

Ahmed Jibril, një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Nablus, tha se tetë palestinezë të plagosur nga municionet i vërtetë u trajtuan fillimisht nga ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe, ndërsa një palestinez i qëlluar në gjoks është në gjendje të rëndë.

Jibril tha se 35 palestinezë u plagosën gjithashtu me plumba gome, përfshirë një palestinez që u qëllua në fytyrë dhe u dërgua në spital.

Ai shtoi se 95 persona ishin në rrezik të mbytjes për shkak të gazit lotsjellës dhe se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe transportuan një grua shtatzënë të prekur nga gazi nga shtëpia e saj në spital.

Këshilli kundër Vendbanimeve Hebraike dhe Murit Ndarës i Organizatës Çlirimtare të Palestinës dhe njoftuan në Facebook se marshimi i kolonëve hebrenj ishte anuluar.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit