8.2 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025


Bregu i Gjirit të SHBA-së përfshihet nga stuhi e rrallë e borës dhe ftohtit, 11 persona humbin jetën

Më të lexuarat

Shumë zona në të gjithë Bregun e Gjirit kanë regjistruar reshjet më të mëdha të borës në mbi 130 vjet

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur pasi Bregu i Gjirit të SHBA-së, që shtrihet nga Teksasi në Florida, rimëkëmbet nga një stuhi bore që shkaktoi mbylljen e aeroporteve, vështirësoi trafikun dhe arriti rekorde të reshjeve të borës në shumë shtete, transmeton Anadolu.

Në Austin, Teksas, zyrtarët konfirmuan se dy persona vdiqën nga i ftohti.

Në Ozark, Alabama, një 27-vjeçare vdiq në një aksident automobilistik shkaku i dëborës, ndërsa një 37-vjeçar në Pinckard vdiq në një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e tij, të shkaktuar nga përdorimi i një sobe për ngrohje.

Shumë zona në të gjithë Bregun e Gjirit kanë regjistruar reshjet më të mëdha të borës në mbi 130 vjet.

Florida dhe Teksasi përjetuan reshjet më të fuqishme të borës, duke krijuar shtresa rekorde të borës.

Të mërkurën, qytete në Florida përjetuan temperatura të mëngjesit më të ftohta se qytetet në Alaska.

Aeroporti në qytetin Jacksonville u mbyll të martën, ndërsa dje u mbyllën edhe shkollat ​​dhe zyrat qeveritare.

Mbi 2.000 fluturime u anuluan të martën, ndërsa më shumë se 1.800 fluturime tjera u anuluan dje

New Orleans nuk kishte parë borë që nga dhjetori 2004, kur u shënuan reshje minimale, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

“Kam lindur dhe jam rritur në New Orleans”, tha Ian Spooner për CBS News. “Unë mund të numëroj në njërën dorë sa herë ka rënë borë, dhe kurrë si kjo.”

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit