Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe debat rajonal, ku gjatë një tentimi që këtë shtet të Amerikës së Jugut ta afroj më shumë me Evropën, ka thënë se brazilianët kanë ardhur nga xhungla e argjentinasit kanë ardhur me anije nga Evropa.
“Meksikanët kanë rrënjët nga indianët, brazilianët kanë ardhur nga xhungla, e ne argjentinasit kemi ardhur me anije, ato anije kanë ardhur nga Evropa”, ka thënë Fernandez duke aluduar në numrin e madh të emigrantëve nga Evropa që jetojnë në Argjentinë, transmeton Telegrafi.
Presidenti argjentinas këto komente i bëri gjatë një vizite të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Buenos Aires.
E deklarata e tij që është një citat nga një këngë argjentinase të këngëtarit Lit Nebi, ka nxitur një sërë komentesh negative në rrjetet sociale, ku ankohen për “pandjeshmëri racore”.
Megjithatë Fernandez më vonë ka kërkuar falje, duke theksuar se larmia etnike e vendit të tij është diçka për t’u lakmuar.
“Nuk kam dashur askënd të ofendoj, por nëse dikush ndihet i ofenduar apo i padukshëm – i kërkoj falje”, ka shkruar Fernandez në Twitter. /Telegrafi/